Buletini i DIHA-s IV/2012


Të dashur anëtarë dhe miq të DIHA-s,

“Më të suksesshmit në jetë janë ata, të cilët janë të informuar më mirë”. Në këtë mënyrë dëshirojmë t´ju informojmë sërish mbi aktivitetet e Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri dhe mbi disa zhvillime ekonomike nga Shqipëria.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj dhe ju urojmë

“Gëzuar Festat dhe Sukese për vitin 2013!”

Me respekt,

Andrea Gebbeken


Aktivitetet e DIHA-s


Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) pas një ekzistence trevjeçare zhvilloi për herë të parë një anketim me anëtarët për të mësuar se sa të kënaqur janë kompanitë me anëtarësimin e tyre. Ky anketim u jep gjithashtu mundësinë anëtarëve të bashkëpërcaktojnë drejtimet kryesore dhe prioritetet në të ardhmen të DIHA-s.


Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë më të zhvilluara se sa mendohet. Anëtarë të DIHA-s dhe përfaqësues të Ambasadës gjermane gjatë një vizite më 12 nëntor 2012 pranë mjediseve të kompanisë M&D patën mundësi të krijonin vetë bindjen e tyre. Fillimisht u paraqitën statistikat e tregtisë me jashtë të Shqipërisë me të gjithë vendet si dhe në mënyrë të veçantë me Gjermaninë.


DIHA organizoi për anëtarët e saj më 11 dhjetor një mëngjes pune me temën “Biznesi Social” në Shqipëri si një qasje të qëndrueshmë për Përgjegjegjësinë Sociale të Korporatave. I ftuar nderi ishte Dr. Walter Seufert, ish- President i Divizionit për Evropën i kompanisë gjermane BASF dhe tashmë në pozicionin e këshilltarit për biznes social (Global Social Business Advisor) për mbajtësin e çmimit Nobel për paqe Prof. Muhammad Yunus.


Festa e Krishtlindjeve e DIHA-s

Në festën e sivjetshme të Krishtlindjeve më datë 18.12. DIHA ftoi anëtarët dhe miqtë e saj në një pritje me verë të ngrohtë tradicionale gjermane dhe bufe në klubin Tivoli, i cili u vu në dispozicion nga kompania anëtare C&C Distribution Services, Timo dhe Linda Heidorn.

Në kuadër të 100 vjetorit të jubileut të shtetit shqiptar fotografja shqiptare Blerta Kambo gjatë kësaj mbrëmje ekspozoi disa prej fotografive të saj me pamje nga Shqipëria. Të ardhurat nga shitja do t'i dhurohen nga DIHA, Fshatit të Fëmijëve SOS në Tiranë.

Të reja nga anëtarët

Anëtarë të rinj

Intersig Vienna Insurance Group Sh.a.
www.intersig.al
Versicherungen

NT Mentori Sh.p.k.
www.friatec.de
www.glynwed.de
Handel

DIHA-Mitglieder


Si rezultat i investimeve të qëndrueshme për mbulimin e të gjithë vendit me shërbimet e internetit të gjeneratës 3G, AMC është vlerësuar me çmimin si rrjeti më i mirë 3G.


Panairi i 19-të Ndërkombëtar i Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group u zhvillua nga data 26 deri më 30 nëntor 2012 në Tiranë.

Lajme ekonomike


 

Në bashkëpunim me Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë në Dortmund, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHA) ka realizuar një guidë biznesi në gjuhën gjermane për ekonominë shqiptare. Ky publikim ofron një vështrim të përgjithshëm të tregut shqiptar duke u fokusuar në tema si tregtia, klima e investimeve, taksat dhe tregu i punës.


 

Në raportin e të bërit biznes në Shqipëri të Bankës Botërore, në vitin 2012 Shqipëria u renditet pas Kroacisë dhe para Serbisë në vendin e 85 duke u vendosur kështu në mes të  grupit të vendeve të Ballkanit Perëndimor . Sa i përket treguesve të vlerësuar, Shqipëria shënon një renditje të lartë në pikat e “Mbrojtjes së investorëve” (17), ” Marrjes së Kreditit” (23) si dhe “Fillimin e biznesit” (62). Më e keqpozicionuar Shqipëria gjendet në “Regjistrimin e pasurisë së paluajtshme” (121), “Sigurimit të energjisë elektrike” (154), ndërsa rendiet shumë poshtë në tematikën e njohur të “Lejeve të Ndërtimit” (185).


Këtë vit Shqipëria renditet e fundit në rajon në indeksin e perceptimit të korrupsionit nga Transparency International. Vendi ka humbur 18 vende në harkun kohor të një viti, nga vendi i 95-të që kishte në vitin 2011, në vendin e 113-të për këtë vit.


Shqipërisë për herë të tretë radhazi i refuzohet statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Këshilli Europian përshëndet progresin e bërë nga Shqipëria që nga viti 2010 për të përmbushur 12 prioritetet kyçe, të cilat Komisioni i kishte dhënë vendit si kusht për dhënien e statusit të kandidatit të BE-së.


Arsyet për konfirmimin e vlerësimit B1 për Shqipërinë janë rritja relativisht e qëndrueshme ekonomike e vendit gjatë krizës financiare dhe në hapësirën evropiane si dhe progresi drejt proçesit të anëtarësimit në BE, i cili do të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e vendit dhe kapaciteteve të tij institucionale.

Lajme të tjera


 

Kompanive u ofrojmë mundësinë  e shfaqjes së logove dhe të bannerave në faqen tonë të internetit. Faqja e DIHA-s numëron në muaj rreth 1000 vizitorë, ndërsa buletini informativ iu dërgohet rreth 400 adresave. Për informacione të mëtejshme klikoni këtu.


Shqipëria më 28 nëntor 2012 festoi 100-vjetorin e pavarësisë dhe krijimit të shtetit. Bulevardi qëndror i Tiranës i zbukuruar me ngjyrat kombëtare kuq e zi u kthye në një rrugë për këmbësorët. Mijëra shqiptarë festuan me entuziazëm këtë përvjetor.


Impressum

DIHA - Shoqata Gjermane eIndustrisë dhe Tregtisë në Shqipëri

Redaktore
Julija Baftiri

Tel: +355 (0)4 222 7146
E-Mail: info@dih-al.com

Megjithë kujdesin e treguar në hartimin e këtij publikimi nuk merret asnjë përgjegjësi apo pozicionim mbi përmbajtjen ose gabime të mundshme.