Buletini i DIHA-s III/2012


Të dashur anëtarë dhe miq të DIHA-s,

Me anë të këtij buletini dëshirojmë t´ju informojmë mbi aktivitetet e Shoqatës së Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe disa zhvillime të fundit ekonomike.

Aktivitetet pas periudhës së verës nisën me Oktoberfest-in, ku edhe këtë vit arritëm të entuziazmonim shumë të ftuar, ndërsa kemi zhvilluar edhe një seminar mbi “Marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”.  Në nëntor do të organizojmë një aktivitet mbi temën e eksport-importit, ndërsa në dhjetor dëshirojmë t´ju ftojmë edhe këtë vit në eventin e krishtlindjeve.

Ju urojmë lexim të këndshëm!

Me respekt,

Andrea Gebbeken

 

AKTIVITET E DIHA-s


Më 4 tetor 2012, DIHA në bashkëpunim me kompaninë anëtare PricewaterhouseCoopers Audit (PWC Albania) organizoi një seminar mbi marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Seminari u prit mjaft mirë nga 40 pjesëmarrësit. 


Oktoberfest-i i këtij viti nën shenjën e veshjeve tradicionale të këtij aktiviteti priti rreth 800 të ftuar në resortin “Te Stela” në Tiranë. Grupi muzikor origjinal Gaudiblosn krijoi një atmosferë të veçantë, ndërsa të ftuarit shijuan kërcimet dhe olimpiadën bavareze me gara në disiplina të ndryshme që nga pirja e birrës, kërcimi apo të kënduarit (Bierkrughalten, Jodeln, Schuhplattlern). Gjejmë rastin të falenderojmë sërish sponsorët tanë!

Klikoni për fotot!

TE REJA NGA ANETARET

Anëtarë të rinj - 2012

Futura 2/2
www.futura.al
Full Service and Marketing Agency

Vega Sh.p.k.
www.vega.al
Civil and industrial Construction

Trenkwalder Civet 2000 Sh.p.k.
www.trenkwalder-civet.com
Human Ressources

Meggle Albania
www.meggle.com
Production and Distribution of Dairy Products

Scholz Sh.p.k.
Recycling of Ferrous and Nonferrous scrap

Knauf Tirana
www.knauf.com.al
Construction Material

Bayer
www.bayer.com
Distribution of Pharmaceutical Products

DHL International
www.dhl.al
Transportation and Logistic Services

Prominiera
www.prominiera.com
Industrial Machinery

Pestalozzi-Group
www.pestalozzi-immo.com
Real Estate

AECO Consulting
www.aeco-consulting.com
Tax and Legal Service

 Lista e anëtarëve të DIHA-s


Kompania rekrutuese gjermano-austriake “Trenkwalder”, e cila është dhe anëtare e DIHA-s në Shqipëri, u ka mundësuar në vitin e fundit rreth 20000 të rinjve vende pune në 19 vende të Evropës. Në këtë mënyrë, kjo kompani ofron një kontribut të rëndësishëm në objektivat e punësimit të Komisionit Evropian në kuadër të iniciativës “Jobs for Europe”. 

LAJME EKONOMIKE


Tendera ndërkombëtarë si dhe projekte  zhvillimi janë mundësi ideale për të hyrë në tregjet e huaja. GTAI, Agjencia e Republikës Federale të Gjermanisë për Tregtinë me Jashtë dhe Investimet informojnë për tendera nga qeveria dhe agjensi qeveritare si dhe për projektet e planifikuara të investimit dhe zhvillimit në Shqipëri. 


Bazuar në rëndësinë që paraqesin energjitë e rinovueshme, Këshilli i Ministrave miratoi më 12 shtator projektligjin “Për burimet e energjise së rinovueshme”. Ky projektligj përcakton kuadrin ligjor për përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme duke krijuar dhe një fond kombëtar.


Me nënshkrimin e”Memorandumit për Bashkëpunim“ më 27.09.2012 në Nju Jork, qeveritë e Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë konfirmuan mbështetjen për projektin Trans-Adriatic-Pipeline (TAP).

 

Në bisedimet qeveritare të këtij viti rreth Bashkëpunimit për Zhvillim mes Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë më 25.9.2012 u diskutua dhe u vendos për një ndihmë prej 31,1 milionë euro për vitet 2012/2013. Fondet e reja të miratuara përqendrohen në përmirësimin e furnizimit me ujë, nxitjen e arsimit profesional dhe rritjen ekonomike veçanërisht në zonat rurale.

 


Hidrocentrali i Ashtës në lumin Drin në veri të Shqipërisë u përurua dhe u vu në punë në mes të muajit shtator. Me një investim prej 200 milionë euro, ai është investimi më i madh në 30 vitet e fundit në tregun shqiptar të energjisë.


Grupi i mediave gjermane WAZ i ka shitur pjesën e vet të aksioneve të televizionit shqiptar Vizion Plus, pronarit të mëparshëm dhe njëkohësisht dhe themelues i këtij televizioni, Mediavizion.

 


Komisioni Europian vlerëson Shqipërinë për progresin e arritur.


Oferta më e lartë në tenderin për privatizimin të Albpetrol u bë nga Vetro Energy, një kompani e YPO Holding (51 %) me bazë në Singapor dhe me në krye Rezar Taçin dhe kompanisë amerikane Silk Road Equity (49 %).

 


Në studimin e ri të vitit 2011-2012 të Forumit Ekonomik Botëror mbi indeksin e konkurueshmërisë globale, Shqipëria renditet në vendin e 89-të nga 144 vende pjesëmarrëse.

 


Exportet gjermane vazhdojnë të rriten. Për vitin 2012, DIHK (Shoqata Gjermane e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë) me seli në Berlin pret mbi bazën e raportit më të fundit mbi situatën ekonomike nga Dhomat Gjermane të Tregtisë me Jashtë një rritje prej 4 % për eksportet gjermane. Ndërsa për vitin 2013 llogaritet madje një rritje mbi mesataren prej 6%. Në këtë raport, Dhomat Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK), zyrat e delegacioneve dhe përfaqësive të biznesit gjerman në 80 vende të botës, japin vlerësimet e tyre për shifrat e import-eksporteve si edhe parashikimet për rritjet ekonomike në vendet përkatëse. Klikoni për versionin gjermanisht të raportit.

LAJME TE TJERA


Të diplomuarit e rinj dhe studentët e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë të kryejnë një praktikë nga tre-deri në gjashtëmujore në një nga kompanitë më të njohura gjermane. Për kompaninë pritëse ky program bursash ofron një mundësi të shkëlqyer dhe të lehtë për të njohur të rinj të kualifikuar nga rajoni gjatë punës në Gjermani.


Aktivitet e Tetorit Gjerman këtë vit do të zhvillohen deri në mesin e muajit nëntor. Aktivitetet në kuadër të festimeve dhe retrospektivës të marrëdhënieve diplomatike 25 vjeçare gjermano-shqiptare do të plotësohen me aktivitete kulturore si dhe nën temën ”Arkitektura dhe planifikimi urban“. Këtu do të gjeni një përmbledhje të programit.

 


Ndryshe nga Gjermania roli kryesor aktual i universiteteve shqiptare është i fokusuar vetëm në arsimimin e brezit të ri. Por synimi duhet të jetë që administrata publike dhe kompanitë t’i shohin universitet, sikurse në Gjermani, edhe si institucione kërkimore dhe këshilluese dhe jo vetëm si institucione që arsimojnë punonjës të ardhshëm.

 


Botim

DIHA - Shoqata Gjermane eIndustrisë dhe Tregtisë në Shqipëri

Redaktore
Julija Baftiri

Tel: +355 (0)4 222 7146
E-Mail: info@dih-al.com

Megjithë kujdesin e treguar në hartimin e këtij publikimi nuk merret asnjë përgjegjësi apo pozicionim mbi përmbajtjen ose gabime të mundshme.