Buletini i DIHA-s II/2012


FJALA PERSHENDETESE

Të nderuar anëtarë dhe miq të DIHA-s,

Në tremujorin e dytë të vitit aktiviteti kryesor i DIHA-s ishte padyshim Konferenca Ekonomike Gjermani-Shqipëri 2012 në Tiranë. Kjo ishte konferenca e gjashtë e këtij lloji, e zhvilluar gjithmonë në qytete të ndryshme në Gjermani dhe për herë të dytë në Tiranë.

300 pjesëmarrësit nga brenda dhe jashtë vendit ishin një konfirmim i suksesit të konferencës. Aktiviteti përfshinte formate të ndryshme si referate, diskutime në forume për tema të ndryshme dhe platforma B-2-B.  Konferenca u karakterizua nga biseda të gjalla dhe atmosferë pozitive në një  kontekst ekonomik, që prej kohësh është në ndikimin e krizës.

DIHA në bashkëpunim me organizatën partnere DAW në Berlin kishte nisur kontaktet me politikanë dhe përfaqësues të biznesit shqiptar që në fillim të vitit. Edhe në Gjermani aktiviteti iu bë i njohur një numri të madh institucionesh, organizatash biznesi dhe multiplikatorësh, në mënyrë që Shqipëria të bëhet më e njohur si destinacion investimesh.

Këtij qëllimi i ka shërbyer edhe puna me mediat nga ana e DIHA-s. Në javën e parë të majit, një delegacion gazetarësh gjermanë vizitoi Shqipërinë, ndërsa u pritën dhe u shoqëruan edhe nga DIHA. Si rezultat i kësaj vizite disa media gjermane, ndër to edhe e mirënjohura Frankfurter Allgemeine Zeitung, kanë shkruar mbi Shqipërinë .

Artikuj shtypi dhe intervista janë dhënë edhe nga vetë DIHA duke paraqitur situatën aktuale ekonomike dhe bërë prezente DIHA-n si në shtypin e specializuar ashtu edhe atë të përgjithshëm në Gjermani.

Zyra e DIHA-s dokumenton pothuajse të gjitha aktivitetet e organizatës sonë aktive dhe i paraqet këto rezultate në kohë në faqen e internetit. Kjo e bën faqen e internetit të DIHA-s më tërheqëse, e cila numëron tashmë rreth 1000 vizitorë në muaj.

Si anëtarë të DIHA-s dëshirojmë t´ju rikujtojmë që të shfrytëzoni mundësinë për të prezantuar zhvillimet dhe aktivitetet e kompanisë suaj në mediat tona duke na dërguar njoftimet tuaja!

Vera  është në kulmin e saj në Shqipëri dhe rekomandohet që të gjithë të ngadalsojmë hapin. Ju urojmë në këtë mënyrë pushime të këndshme dhe sa më shumë energji për aktivitetet e reja në vjeshtë.

Me respekt,

Andrea Gebbeken

Për versionin gjermanisht të disa prej artikujve në shtypin gjerman klikoni më poshtë:

Ost-West Contact

AKTIVITET E ARDHSHME


“Rrugët drejt suksesit ndërkombëtar“ është motoja e Ditës së së Tregtisë me Jashtë, e cila zhvillohet për herë të shtatë, e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë (IHK) në Nordrhein-Westfalen.


Edhe në vitin 2012, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri  (DIHA) do të organizojë sërish një festë birre, e cila lidh traditën e „Oktoberfest-it“ në Mynih me kulturën festive shqiptare.

AKTIVITET E KALUARA


Në fund të muajit prill 2012, 13 gazetarë të gazetave dhe mediave prestigjoze gjermane  vizituan Shqipërinë për ta njohur atë nga afër, vend i cili për shumicën e tyre ishte ende i panjohur ose e kishin njohur atë për herë të parë para shumë kohësh.


Nga data 21 deri më 25 maj një delegacion shqiptar zhvilloi në Gjermani një vizitë informative për temën “Hidrocentralet e vogla dhe energjia e erës“. Vizita informative u organizua nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësisë së Biznesit Gjerman në Maqedoni dhe Renewables Academy AG (RENAC) në Gjermani.


Konferenca Ekonomike Gjermani-Shqipëri 2012 e zhvilluar në Tiranë me mbi 300 pjesëmarrës nga Gjermania, Shqipëria dhe vendet fqinje ishte një sukses i plotë.

TE REJA NGA KOMPANITE ANETARE


Tirana Business Park (TBP) është një investim në sektorin e pasurive të paluajtshme nga Grupi Lindner në Gjermani. Parku i biznesit planifikohet të ngrihet në komunën e Prezës, pranë Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza". Projekti synon të ndërtojë një park biznesi dhe të krijojë një qendër ekonomike të standardeve evropiane dhe t´i japë kësaj zone një potencial real për zhvillim ekonomik dhe social.


Festa “Open Port 2012” u çel nën moton “100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë”. Në Portin e Durrësit vizitorëve të shumtë iu ofruan programe të ndryshme argëtimi që nga maratonat e notit dhe koncertet, deri te ekspozimi i impianteve dhe makinerive te portit.


Më 14.5.2012 rreth 200 punonjës të AMC-së u angazhuan në pastrimin e një pjese të konsiderueshme të plazhit të Spillesë në Kavajë.


Përurohet terminali i udhëtarëve në Portin e Durrësit, një investim me vlerë rreth 21.9 milion euro nga BERZH, BEI dhe qeveria shqiptare.

LAJME EKONOMIKE


Pavarësisht kërkesës së vazhdueshme për përmirësim të faktorëve të përgjithshëm ekonomikë, kompanitë gjermane vlerësojnë qartë Shqipërinë si vend për të bërë biznes.


Standad and Poor’s (S&P), një prej agjencive më të mëdha të vlerësimit të kreditit të korporatave dhe vendeve sovrane, ka mbajtur të njëjtin vlerësim për Shqipërinë me gradën ” B+” si dhe ka paraqitur një pritshmëri “Stable” për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike të Shqipërisë.


Qeveria shqiptare vendosi për një rritje të lehtë të pagës minimale me 1.000 lekë në 21.000 lekë (afërsisht 142 euro). Kjo rritje bëhët e vlefshme nga korriku 2012 për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe prej janarit 2013 për punonjësit në sektorin privat.


Përpjekjet për zhvillimin e turizmit do të intensifikohen. Ministri shqiptar i Rinisë , Kulturës dhe Sporteve dhe Turizmit, Aldo Bumci, bëri të njohur planin 10 vjeçar të koordinimit të aktiviteteve turistike në vend. Sektori i turizmit do të organizohet më mirë dhe do të hartohet një strategji e re.



Ekonomia në tremujorin e parë të vitit 2012 u ul me 0.2 përqind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011 u ul me 1.2 përqind.


Privatizimi i Shoqërisë Shqiptare të Naftës Albpetrol është një prej privatizimeve të fundit strategjike në Shqipëri. Ftesës së Ministrisë Shqiptare të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës për të marrë pjesë në tender duket si i janë përgjigjur 12 kompani të interesuara.


Banka Botërore ka publikuar raportin rreth zhvillimeve të fundit ekonomike, parashikimeve dhe sfidave politike për gjashtë vendet e Evropës Juglindore. Pas një rritje ekonomike prej rreth 2,2% në vitin 2011, shenjat e para tregojnë që ekonomitë e këtyre vendeve po ngadalësohen në mënyrë drastike dhe për 2012-tën pritet një rritje prej vetëm 1,1%.


Gjermania planifikon që në fund të vitit 2022 të mos ketë më prodhim të energjisë elektrike nga centralet bërthamore. Në vitin 2050 energjitë e rinovueshme do të kenë pjesën më të madhe të miksit energjitik (elektricitet, ngrohje, transport). Aktualisht, energjitë e rinovueshme kontribuojnë me 10%.

PANAIRE NE GJERMANI


Këln: Eventi më i madh për për lojra interaktive dhe argëtim. Në këtë panair vizitorëve profesionistë dhe një publiku privat do t´u prezantohet i gjithë sektori me zhvillimet më të fundit. Shfrytëzoni panairin kryesor në fushën e argëtimit (entertainment) në Evropë dhe njëkohësisht këtë platformë qëndrore të tregtisë dhe mediave të këtij sektori për suksesin e biznesit tuaj.


Mynih: Oferta e panairit iba përfshin bukëpjekësit, pastiçierët, kuzhinierët apo pronarët e kafeve. Në panairin më të madh në botë për këtë sektor, secili mund të shijojë, nuhasë apo të shohë produktet e shumta që prezantohen dhe të kthehet në shtëpi me ide të reja. Vizitorët mund të shohin drejtpërdrejtë në funksion makineritë për prodhimin industrial, por edhe pajisjet tradicionale të bukëpjekësve.


Këln: Çdo dy vjet sektori i fotografisë njeh vetëm një event, "photokina", panairi kryesor botëror për fotografinë. Si asnjë aktivitet tjetër, ai bashkon industrinë, tregtinë, zbatuesit profesional dhe përdoruesit finalë. Bëjuni pjesë e platformës më të rëndësishme ndërkombëtare të tregtisë, informacionit dhe përjetimit në fushë e fotografisë në Këln.


Mynih: Si panairi më i madh në Evropë për pasuritë e paluajtshme komerciale dhe investimet, EXPO REAL 2012 ju ofron një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e kontakteve, projekte dhe risi. Në EXPO REAL 2011 ishin të pranishë 1.610 kompani nga 34 vende të botës dhe 36.646 vizitorë nga 72 kombe në gjashtë pavione të panairit.