Buletini i DIHA-s I/2012


FJALA PERSHENDETESE

Të dashur anëtarë dhe miq të DIHA-s,

Gjejmë rastin t‘Ju përshëndesim  me një format të ri të buletinit informativ të DIHA-s, të cilin mund ta hapni tashmë vetëm me një klikim. Në këtë mënyrë DIHA mund t´i drejtohet një numri më të madh kompanish dhe institucionesh në Shqipëri, Gjermani dhe nga dhomat e tregtisë partnere  të vendeve fqinje.

Shqipëria, si porta drejt “Ballkanit Perëndimor“, po bëhet gjithmonë e më shumë e njohur si treg  dhe në të njëjtën kohë po integrohet në një kontekst më të gjerë gjeografik. Numri i kompanive gjermane të cilat kontaktojnë zyrën tonë në lidhje me të dhëna ekonomike, informacione  rreth kuadrit ligjor, sistemit tatimor, stabilitetit politik, tregut të punës, sektorit logjistik, nxitjes së  investimeve është në rritje. Kjo është rezonanca  jonë pozitive e tremujorëshit të parë për vitin 2012.

Në këtë buletin informativ shumë prej instituve të studimeve ekonomike japin vlerësimet  dhe parashikimet e tyre për rajonin tonë. Edhe ekonomia gjermane raporton rekord investimesh, kryesisht në vende si Kina dhe Brazili. Por edhe Evropa Juglindore, dhe kështu edhe Shqipëria janë pjesë e planeve të investitorëve të huaj.

Në këtë kontekst do të organizohet edhe aktiviteti më i madh i DIHA-s për vitin 2012, Konferenca Ekonomike Gjermani-Shqipëri në Tiranë, ku do të mbahen prezantime, diskutime dhe do të zhvillohen takime mes kompanive nga të dy vendet.

Shërbimet për anëtarët, ndërmjetësimi i kontakteve, përfaqësimi i interesave të komunitetit të biznesit, si dhe tërheqja e kompanive të reja, janë disa prej synimeve që DIHA ka vendosur për vitin 2012. Për këtë ne na nevojitet edhe mbështetja Juaj. Ju lutemi të kontaktoni kompani të tjera, na dërgoni të rejat tuaja që t´i publikojmë në materialet tona dhe në faqen tonë të re internetit (www.dih-al.com).

Kështu mund të kontribuojmë më shumë që Shqipëria të bëhet më tërheqëse për të bërë biznes!

Me respekt,

Andrea Gebbeken

AKTIVITET E ARDHSHME


Mё 19 prill 2012 DIHA ju fton tё vizitoni firmёn Meggle nё Rrogozhinё.


Mё 25. prill 2012, znj. Anja Wesely, pёrfaqёsuesja për Evropën Juglindore e Shёrbimit tё Ekpertёve Seniorё (SES) me qendёr nё Bon viziton Shqipёrinё dhe do t´u prezantojë anёtarёve të DIHA-s si dhe kompanive tё tjera shqiptare shërbimet e këtij institucioni interesant.


Konferenca Ekonomike Gjermani-Shqipëri 2012 do të ketë si temë mundësitë aktuale për investime dhe tregti, ku sektorёt si ai i prodhimit, potencialet e eksportit, infrastruktura, mjedisi dhe energjia dhe turizmi do tё trajtohen nё mёnyrё tё veçantё nё forume përkatëse.

TE REJA NGA KOMPANITE ANETARE


Boga & Associates publikon guidën “Investment in Kosovo 2012”

Studio ligjore Boga & Associates ka publikuar njё broshurё pёr investimet nё Kosovё. Tё interesuarit mund tё shkarkojnё këtë publikim.


Banka Raiffeisen Albania ka prezantuar nё fillim tё shkurtit njё fond investimi nёn emrin Raiffeisen Invest. Si e para dhe e vetmja Shoqëri Administruese e licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për Administrimin e Fondeve të Investimeve, Raiffeisen Invest ka hedhur në treg fondin e parë të investimeve nёn emrin Raiffeisen Prestigj.

LAJME EKONOMIKE


Ministria e Punëve Publike dhe Transportit hapi në shkurt procedurën konkuruese për dorëzimin e ofertave për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes dhe operimit të autostradës Milot-Morinë , e cila ёshtё pjesё e autostradёs Durrёs-Kukёs.


Hamburg/Tirana (ots) – Mё 1 mars 2012 Grupi EOS, njё degë e grupit Otto, nis aktivitetin e saj nё Shqipёri. Kompania e re e themeluar EOS Albania sh.p.k. u ofron klientёve tё saj shërbime të menaxhimit të borxheve.


Kryeministri shqiptar Sali Berisha bёri tё ditur planet për privatizimin e disa ndёrrmarrjave shtetёrore gjatë vitit 2012. Objektet mё tё rёndёsishme për privatizim janё kompania e naftës Alpetrol, shoqëria e sigurimeve Insig, aksionet shtetёrore tё mbetura tё kompanisё telefonike Albtelecom, ku 76% tё sё cilёs i pёrkasin grupit turk Calik.


Sipas tё dhёnave zyrtare tё Bankёs sё Shqipёrisё, xhiroja nё sektorin turistik nё Shqipёri nё vitin 2011 kap vlerёn e 1,3 miliardë euro. Nё krahasim me vitin paraardhës kjo pёrbёn njё rritje prej 17%. Numri i turistёve nё krahasim me vitin 2010 ёshtё rritur me 30% nё 2,3 milionë.


Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare publikon parashikimin për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore për periudhën 2012-2014.

Raporti përmban një përmbledhje të situatës ekonomike aktuale në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL)


20.02.2012 – Shqipëria shpreson që të bëhet pjesë e rrjetit ndërkombëtar të transportit për gazin që vjen nga Azerbajxhani. Në luftën për të transportuar gazin nga fusha e gazit Shah Deniz II në Azerbajxhan, konsorciumi që shfrytëzon këtë naftë (i udhëhequr nga kompanitë e njohura të naftës BP dhe Statoil) ka marrë një vendim paraprak duke zgjedhur projektin TAP dhe përjashtuar projektin turko-greko-italian ITGI nga gara.


Kompania e vlerësimit të riskut Moody´s ka ruajtur të njëjtin nivel vlerësim (B1) për Shqipërinë në raportin e saj të radhës. Niveli B1 pasqyron “rritjen e ulët ekonomike, nivelin e dobët institucional dhe fuqinë financiare të kufizuar të qeverisë në përpalljen me risqet. Këto risqe të zhvillimeve të mundshme ndikohen si nga faktorë ekonomikë ashtu edhe nga ato politikë.”


Korporata shtetërore ruse "Gazprom Neft" ka bërë të ditur se një prej degëve të saj planifikon të zgjerojë aktivitetin e saj në Shqipëri dhe Greqi. Këto plane të reja në Ballkan duhet të realizohen nga kompania serbe NIS (Industria e Naftës e Serbisë) e cila është pjesë e Gazprom-it.


Kompanitë gjermane në vitin 2012 planifikojnë të investojnë në shumë rajone si asnjëherë më parë.  Planet e tyre nuk kufizohen në vende të caktuara, ndërsa kërkojnë të tërheqin sa më shumë klientë me bizneset e reja. Por njëkohësisht nuk kanë ndërmend të tërhiqen as nga rajonet ku bizneset e tyre janë konfirmuar.

AKTIVITET E KALUARA


16.02.2012 – Zhvillimet aktuale të ekonomisë shqiptare dhe perspektivat afatmesme ishin temat e aktivitetit të organizuar nga DIHA dhe të financuar nga fondacioni Friedrich-Ebert (FES).  Për këtë aktivitet ishin ftuar ekspertë të ndryshëm.


Të martën, më 13 mars 2012, anëtarët e DIHA-s ishin të ftuar në një prezantim ekskluziv të kompanisë gjermane Dräger në Hotel Tirana International. Kompania lider në nivel ndërkombëtar në fushat e mjekësisë dhe teknikës së sigurisë prezantoi produktet e saj dhe përfaqësuesit e kompanisë për Shqipërinë.

LAJME TE TJERA


Së bashku me kolegët tanë të zyrave në Serbi dhe Maqedoni kemi hartuar një listë të anëtarëve në rajon, në mënyrë që t’Ju vijmë në ndihmë për ndërmjetësimin e kontakteve.

Si anëtar i shoqatës së biznesit DIHA ju përfitoni nga një rrjet kontaktesh me kompani nga Gjermania, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, vende të cilat së bashku krijojnë një treg tërheqës në Ballkanin Perëndimor.