Buletini i DIHA-s - II/2019

Të nderuar anëtarë dhe miq të DIHA-s,

shpresojmë të keni kaluar të gjithë një verë të bukur, të jeni shkëputur nga rutina e përditshme e punës dhe të keni kaluar kohë të këndshme me familjen tuaj.

Siç ju e dini, në qershor u zgjodh bordi ynë i ri dhe nëpërmjet këtij buletini dëshirojmë t`ju prezantojmë shkurtimisht anëtarët e rinj të bordit. Ne mirëpresim përsëri znj. Ulrike Bega (Zëvendës Presidente), z. Fation Dervishi (Përgjegjës i thesarit), znj. Bianca Duro, z. Hans-Jürgen Müller dhe z. Patrick Martens si dhe tre anëtarët e rinj z. Marin Mayerhofer, z. Michael Schmidt dhe znj. Holta Orgocka dhe unë Stephanie Sieg-Farka (Presidentja).

Ju mirëpresim në aktivitetet tona të radhës „Diskutim mbi projektligjin për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” si dhe Oktoberfestin e përvitshëm.

DIHA u uron të gjithë anëtarëve dhe miqve të saj një fillim të mbarë dhe të suksesshëm në gjysmën e dytë të vitit 2019.

Me respekt

Stephanie Sieg-Farka

 

 


AKTIVITETET E DIHA-s


Rezultatet e anketimit vjetor të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) për klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri   Kompanitë gjermane kërkojnë një klimë më të mirë biznesi.


Më 26 mars 2018 u zhvillua për të tretin vit radhazi aktiviteti informues i anëtarëve të DIHA-s dhe bursistëve të WUS-it (World University Service), pranë Ambasadës Gjermane.


Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA), në bashkëpunim me Shoqaten Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW), në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) po organizojnë një udhëtim delegacioni për kompanitë që kërkojnë vende të reja prodhimi, fabrikimi ose përpunimi në sektorin e autombilistikës.


Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) organizoi pritjen e përvitshme të DIHA-s, për të diskutuar mbi aktualitetin ekonomik në Shqipëri me përfaqësues të biznesit dhe politikës.

TË REJA NGA ANËTARËT E DIHA-s


Austrian Institute of Excellence organizon takimin “AIEx Open Day” në datë 02 shtator 2019 nga ora 16:00 - 18:00, në “AIEx Wiener Werkstatt”, Tiranë.


Jemi të lumtur qe kemi sjellë Hiltonin e parë në Shqipëri, i cili hapi dyert e tij më 30 Gusht 2018. Hoteli ka 143 dhoma, 6 salla eventesh, të cilat mund të presin deri në rreth 500 te ftuar, bar&restorant si dhe një palestër në dispozicion të klientëve 24 orë.


Nga data 31 mars 2019 Lufthansa do të ofrojë fluturime shtesë Tiranë – Frankfurt. Me këtë shërbim të ri, udhëtarët do të kenë mundësi të fluturojnë çdo javë 14 herë në linjën Tiranë – Frankfurt.

LAJME EKONOMIKE


Ministria e Financave dhe Ekonomisë prezanton sot për konsultim publik projektligjin e ri mbi “Faturën dhe Monitorimin e Transaksioneve” ose thënë ndryshe, projektligji për Fiskalizimin.


Më 13 qershor 2019 u mbajt Asambleja e11-të e Anëtarëve të DIHA-s, ku u zhvilluan edhe zgjedhjet për Kryesinë. Çdo anëtar i pranishëm kishte mundësinë të zgjidhte 7 nga 11 kandidatë, të cilët prezantuan shkurtimisht veten. Më pas Bordi i ri përzgjodhi Presidenten, zv. Presidenten dhe Përgjegjësin e Thesarit të DIHA-s.

Shqip http://www.albanianshopping.net/shop/images/albanian-flag.jpg   Deutsch Deutschland Flagge

Nëse nuk mund t'i shikoni fotot në email, Ju lutem përdorni këtë link për të parë buletinin në browser-in Tuaj!

Shtator 2019

Diskutim mbi projektligjin „Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” 

Tetor 2019

DIHA Oktoberfest Tiranë 2019


Tax Alert-et dhe publikimet nga anëtarët e DIHA-s i gjeni këtu.

Impressum

© DIHA - Deutsche Industrie- und Handelsvereinigung in Albanien 

Rruga Skënderbej, 4/7, Tiranë, Shqipëri

Web:    www.diha.al
E-Mail: info@diha.al


Buletinet e kaluara mund t'i gjeni në arkiv.