Buletini i DIHA-s - I/2019

Të dashur anëtarë dhe miq të DIHA-s,

Ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2019 dhe shpresojmë të jetë ky një vit dinamik, i suksesshëm dhe plot shëndet për ju dhe familjet tuaja!

Viti 2018 ishte një vit i rëndësishëm për DIHA-n për shkak të 10 vjetorit të saj.

Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë anëtarët e DIHA-s për besnikërinë dhe bashkëpunimin e tyre të mirë.

Për vitin 2019 kemi tashmë disa aktivitete të planifikuara dhe shpresojmë përsëri për pjesëmarrjen aktive të anëtarëve. Megjithatë, ne urojmë të kemi edhe më shumë mundësi për takime me ju.

Ne ju mirëpresim me kënaqësi në aktivitetet tona të ardhshme!

Me respekt,

Stephanie Sieg

Presidente e DIHA-s


AKTIVITETET E DIHA-s


Këtë fundvit DIHA organizoi një aktivitet ndryshe nga vitet e kaluara. Në prag festash, më shumë se kurrë, mendja na shkon tek ata që nuk kanë mundësi t'i gëzohen jetës si gjithë fëmijët e tjerë. Në Tiranë jetojnë shumë fëmijë në nevojë, disa prej të cilëve DIHA me ndihmën e anëtarëve të saj u përpoq t'i bëj të lumtur, duke u plotësuar nga një dëshirë të vogël për festat e fundvitit.


Të enjten, më 20 dhjetor 2018, DIHA, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, organizoi një aktivitet informativ mbi risitë dhe çështjet aktuale në doganat shqiptare pranë Hotel Rogner.


Në kuadër të promovimit të Programit të Bursave të Biznesit Gjerman, DIHA shoqëroi prezantuesit e këtij programi në disa universitete të Tiranës. 


Edhe këte vit u zhvillua në Tiranë për herë të nëntë DIHA-Oktoberfest 2018 për të gjithë anëtarët e DIHA-s si edhe partnerët, miqtë dhe institucionet e ndryshme. Biletat për këtë aktivitet u shitën brenda një kohe shumë të shkurtër.


Më 19 shtator u zhvillua Panairi Virtual i Karrierës "Trained in Germany" për Shqipërinë dhe Kosovën. Ky aktivitet u organizua për herë të dytë nga DIHA me mbështetjen e DIMAK Albania dhe Alumniportal Deutschland.


Të hënën, më 17 shtator 2018, DIHA organizoi në bashkëpunim me GIZ dhe Deloitte Legal, një aktivitet informues mbi kontratat e punës pranë Hilton Garden Inn.


Më 25 korrik, DIHA ftoi anëtarët, partnerët dhe miqtë e saj në aktivitetin "Meet & Greet", për të shpallur dhe prezantuar ndryshimin e Drejtorit Ekzekutiv të DIHA-s.

TË REJA NGA ANËTARËT E DIHA-s


Viti 2018 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për kompaninë Rossmann & Lala. Pas hapjes së dy filialeve të rinj gjatë gjysmës së parë të vitit në Tiranë (në Qendrën Tregtare Condor Center dhe në Unazën e Re) kompania gjermano-shqiptare shënoi edhe kalimin përtej kufirit të Republikës së Shqipërisë, duke hapur në muajin shtator dyqanin e parë në qytetin e Prishtinës, Kosovë.


Tiranë - Dortmund 

Më 30 tetor 2018 Wizz Air, shoqëria ajrore më e madhe me çmime të ulëta në Europën Qendrore dhe Lindore, filloi fluturimet e reja që lidhin Tiranën me qytetin gjerman të Dortmund-it.


Për Messer Albagaz sh.p.k., pjesë e grupit Messer, kishte dy arsye për të festuar në shtator të këtij viti: jo vetëm përvjetorin e saj të 120-të, por edhe ekzistencën e filialit në Shqipëri prej 11 vitesh. 


Një grup studentësh të ciklit master dhe pedagogë të Lucerne University of Applied Sciences and Arts, Zvicër, po zhvillojnë një vizitë tematike një javore në Shqipëri në datat 10-16 Shtator 2018.


Pavarësisht nga efikasiteti ekzistues dhe standardet e cilësisë, kompanitë ende kanë një potencial të madh për kursimin e energjisë dhe kostove. 


Zyra e Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri mundi të vazhdojë punën si zakonisht dhe pa problem, falë dhurimit të një pajisjeje nga anëtari i ri. 

Shqip http://www.albanianshopping.net/shop/images/albanian-flag.jpg   Deutsch Deutschland Flagge

Nëse nuk mund t'i shikoni fotot në email, Ju lutem përdorni këtë link për të parë buletinin në browser-in Tuaj!

Shkurt 2019
Pritja e përvitshme e DIHA-s

Mars 2019
Aktivitet informues në bashkëpunim me WUS

Prill 2019
Anketimi për klimën e biznesit në Shqipëri


Tax Alert-et dhe publikimet nga anëtarët e DIHA-s i gjeni këtu.

Impressum

© DIHA - Deutsche Industrie- und Handelsvereinigung in Albanien 

Rruga Skënderbej, 4/7, Tiranë, Shqipëri

Web:    www.diha.al
E-Mail: info@diha.al


Buletinet e kaluara mund t'i gjeni në arkiv.