Buletini i DIHA-s - II/2018

Të dashur anëtarë, partnerë dhe miq të DIHA-s!

Sezoni veror në Shqipëri ka filluar - temperaturat po rriten! Disa nga anëtarët tanë tashmë kanë filluar pushimet e tyre.

Gjysma e parë e këtij viti u shënua nga diskutimet brenda dhe rreth BE-së për të zhvilluar bisedimet e pranimit të Shqipërisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm Gjermania, por edhe Europa do të përfitojë nga zhvillimi më i fortë ekonomik i Shqipërisë, dhe stabilizimi gjithnjë e më shumë i demokracisë së saj.

Ministri i Shtetit Michael Roth ka konfirmuar perspektivat për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor. "Stabiliteti dhe zhvillimi demokratik në Ballkanin Perëndimor janë në interes të Gjermanisë dhe Europës,si edhe janë me rëndësi të madhe për sigurinë tonë", tha Roth. Ministri i Shtetit ka qenë i pranishëm të hënën (09.07.2018) në takimin e Ministrave të Jashtëm në Konferencën e Ballkanit Perëndimor të organizuar në Londër.

Por nuk kemi pasur vetëm lajme në fushën ndërkombëtare. Në këto gjashtë muajt e fundit, DIHA gjithashtu ka shumë për të raportuar mbi sektorin privat në Shqipëri. Aktiviteti kryesor ishte festimi i përvjetorit tonë të 10-të në prill të këtij viti, ku ne mirëpritëm shumë anëtarë të DIHA-s. Të gjithë aktivitetet e tjera të DIHA-s mund të gjenden në këtë buletin.

Një lajm i rëndësishëm është se duke filluar nga muaji gusht, Drejtorit Ekzekutiv të DIHA-s, z. Hartmut Jarosch, i mbaron mandati dhe do të zëvendësohet nga z. Bledar Mankollari, Anëtar i Bordit dhe ish-punonjës i DIHA-s.

I uroj të gjithë anëtarëve, partnerëve dhe miqve të DIHA-s pushime të këndshme dhe relaksuese. Takohemi pas verës në aktivitetet tona të ardhshme, siç është Panairi i Dytë Virtual i Punës më 19 shtator dhe DIHA Oktoberfest në 12-13 tetor. 

Me respekt,

Stephanie Sieg 

Presidente e DIHA-s


AKTIVITETET E DIHA-s


Më 5 korrik DIHA organizoi një workshop mbi «Lidershipin/drejtimin modern» për anëtarët e saj pranë Hotel Rogner, me trajnues të kompanisë gjermane MoWoMind (Modern-Work-Mind) nga Hamburgu, në kuadër të udhëtimit të tyre “ModernWorkTour”.


Më 13 qershor u zhvillua edicioni i dytë “International Tasting: Wine & Spirits” pranë Tirana Business Park, i cili u organizua nga DIHA dhe CCI France Albanie. 


Të mërkurën, më datë 30 maj 2018, u zhvillua Asambleja e Anëtarëve të DIHA-s. Bordi i DIHA-s përshëndeti rreth 60 të ftuar nga kompanitë anëtare të DIHA-s dhe kuorumi për Asamblenë e Antarëve u arrit.


Të enjten, më 17 maj 2018, DIHA në bashkëpunim me GIZ ProSeed, organizoi një aktivitet informues mbi projektin e Partneritetit Publik Privat (DeveloPPP). 


Nga data 1 shkurt - 2 mars 2018, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, së bashku me Dhomat Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK) në Rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore, realizoi me kompanitë anëtare anketimin e përvitshëm mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.


Më 26 prill DIHA festoi 10-vjetorin e krijimit të saj në Shqipëri. Për këtë eveniment të veçantë duhej një festë e veçantë, ndaj DIHA ftoi anëtarët, partnerët, si dhe miqtë e saj të festonin në oborrin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.


Më 6 mars 2018 u zhvillua për të dytin vit rradhazi aktiviteti informues i anëtarëve të DIHA-s dhe përfituesve të bursave të WUS-it (World University Service), pranë Ambasadës Gjermane.


Si çdo vit, në 15 shkurt 2018 u zhvillua DIHA Speed Business Meeting, që këtë vit u mbajt pranë Hotel Colosseo. 

TË REJA NGA ANËTARËT E DIHA-s


Ditën e premte, më 22 qershor 2018, përfaqësues të DIHA-s dhe të programit GIZ SARED vizituan anëtarin e ri të DIHA-s Natureleas në Përmet, një kompani Start-Up, e cila prodhon esenca bimore me cilësi të lartë, kryesisht për industritë farmaceutike dhe kozmetike në Europë.


Më 13 qershor 2018 Rossmann & Lala hapi degën e re tek “Unaza e Re” në Tiranë dhe operon tashmë me 12 degë dhe me më shumë se 230 punonjës në Shqipëri.


Kompania anëtare e DIHA-s, AIEx - Austrian Institute of Excellence është bërë pjesë e një konsorciumi për projektin EUREM.


Kompania anëtare e DIHA-s, Forschner Albania, e cila prodhon sisteme kabllore për Daimler etj., po rritet shpejt! Pas tre vitesh të suksesshëm në Shqipëri, kompania do të fillojë punën për hapjen e një filiali të ri.

LAJME EKONOMIKE


Iniciativa e blerjes nga Ballkani Perëndimor 2018 u mbajt këtë vit më 19.06.2018 në Frankfurt, Gjermani. Për Shqipërinë, e cila ishte e pranishme për herë të katërt në këtë aktivitet, ky projekt u zhvillua nga DIHA.


Me rastin e 30 vjetorit të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman, Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla ftoi të gjithë anëtarët e DIHA-s në një pritje në datën 1 qershor 2018, pranë Telekom Lounge në Tiranë.


Misioni i vlerësimit dhe asistenca teknike e dhënë nga eksperti Gjerman i SES-it, z. Jürgen Bimber, u ndërmjetësua nga DIHA. Ekspertiza për hotelet dhe restorantet anëtare të bërthamave të Nucleus Albania në Shkodër dhe Durrës u përmbyll me një takim, ku u prezantuan dhe u analizuan gjetjet dhe rekomandimet e z. Bimber, të cilat përkthehen në plan pune dhe aktivitetesh për bërthamat e Nucleus Albania.


Programi i bursave në nder të Zoran Djindjic feston 15 vjetorin. Deri më tani 640 studentë nga shtatë vende të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në këtë program. Themelues janë Komiteti për Marrëdhënie Ekonomike të Evropës Lindore dhe BMZ.


Më 8 shkurt, DIHA në bashkëpunim me GIZ ProSEED, nisi një projekt të ri me qëllim promovimin e praktikave për nxënësit e Qendrës Shumëfunksionale të Arsimit dhe Formimit Profesional (QShFAFP) Kamëz, në mënyrë që të zvogëlohet hendeku i trajnimit teorik dhe përvojës praktike në kompanitë shqiptare.

Që prej datës 25 maj 2018, kanë hyrë në fuqi rregulla të reja dhe të unifikuara për ruajtjen e të dhënave në vendet e Bashkimit Europian. 


Më 24 janar 2018 DIHA mori pjesë në forumin ekonomik "Future Balkans - Drejt Përfshirjes Globale". Qëllimi i forumit ishte sigurimi i një platforme për diskutimin e propozimeve konkrete mbi përfshirjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në axhendën e zhvillimit global.

Shqip http://www.albanianshopping.net/shop/images/albanian-flag.jpg   Deutsch Deutschland Flagge

Nëse nuk mund t'i shikoni fotot në email, Ju lutem përdorni këtë link për të parë buletinin në browser-in Tuaj!

Shtator 2018

Panairi Virtual i Punës 2018

Tetor 2018

DIHA Oktoberfest 2018

Nëntor 2018

Aktivitet tematik


Tax Alert-et dhe publikimet nga anëtarët e DIHA-s i gjeni këtu.

Publikimi Shqipëria në shifra 2018 është një përmbledhje në gjuhën angleze e shifrave më të rëndësishme ekonomike dhe soziale - për një vështrim të shpejtë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.


Impressum

© DIHA - Deutsche Industrie- und Handelsvereinigung in Albanien 

Rruga Skënderbej, 4/7, Tiranë, Shqipëri

Web:    www.diha.al
E-Mail: info@diha.al


Buletinet e kaluara mund t'i gjeni në arkiv.