Buletini i DIHA-s - I/2018

Të dashur anëtarë, partnerë dhe miq të DIHA-s,

Ju urojmë të gjithëve, Gëzuar Vitin e Ri 2018 dhe shpresojmë që të jetë një vit i suksesshëm dhe plot shëndet!

Pritja e Vitit të Ri në Ambasadën Gjermane, ku të pranishëm ishin përfaqësues të Qeverisë Shqiptare, si dhe anëtarë dhe miq të shumtë të DIHA-s, shënoi një fillim të mbarë për vitin 2018.

Ne jemi veçanërisht të lumtur që këtë vit të festojmë me Ju 10-vjetorin tonë në Shqipëri. Aktiviteti i përvjetorit do të zhvillohet më 26 prill 2018, datë të cilën dëshirojmë ta shënoni në kalendarin tuaj.

Gjithashtu, ne shpresojmë në një pjesëmarrje të gjerë në aktivitetet tona të ardhshme, siç mund të përmendim Speed Business Meeting, Anketimi mbi Klimën e Biznesit në Shqipëri, Oktobefest, Tregu i Krishtlindjeve etj.

DIHA këtë vit dëshiron të fokusohet veçanërisht në nevojat dhe shqetësimet e anëtarëve, sepse 10-vjetori ynë bëhet i mundur vetëm me mbështetjen e anëtarëve, partnerëve dhe miqve tanë.

Ne ju mirëpresim me kënaqësi në aktivitetet tona të ardhshme.

 

Me respekt,

Stephanie Sieg – Drejtore e Përgjithshme në Tirana Business Park

Presidente e DIHA-s


AKTIVITETET E DIHA-s


Pritja me rastin e fillimit të vitit, e organizuar nga DIHA në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane u mbajt edhe këtë vit në rezidencën e Ambasadës Gjermane.


Më 16 nëntor 2017 u zhvillua Dialogu i parë Automotiv në Shqipëri në ambientet e Tirana Business Park. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte tërheqja e vëmendjes së investitorëve të huaj në fushën automotive mbi potencialin që ofron Shqipëria.


Më 18 tetor 2017 u zhvillua edicioni i parë unik dhe multikulturor “International Tasting Wine & Spirits”, në të cilin morën pjesë mbi 100 kompani nga kombësi të ndryshme.


Edhe këte vit u zhvillua në Tiranë për herë të nëntë festa e birrës për të gjithë anëtarët e DIHA-s si edhe partnerët, miqtë dhe institucionet e ndryshme, DIHA-Oktoberfest 2017. Biletat për këtë aktivitet u shitën brenda një kohe shumë të shkurtër.


Më 28 shtator u zhvillua panairi i parë virtual i punës "Trained in Germany" për Shqipërinë dhe Kosovën.


Më 13 korrik 2017 u zhvillua aktiviteti i përvitshëm i DIHA-s "Get-Together i komunitetit të biznesit" në Tirana Business Park (TBP).

TË REJA NGA ANËTARËT E DIHA-s


AIMS International Albania & Kosovo me datë 6 - 7 tetor 2017 fillon bllokun e parë të trajnimeve me "Train the Trainer", i cili synon të maksimizojë vlerën e vërtetë të trajnimeve dhe burimet njerëzore në kompanitë tuaja.


Më 13 shtator 2017 Rossmann & Lala hapi degën e re në qendrën Ring Center në Tiranë dhe operon tashmë me nëntë degë dhe me mbi 160 punonjës.


Në sallën Queen Geraldine pranë hotel “The Plaza Tirana”u zhvillua ceremonia gala e çmimeve për të dy konkurset kombëtare të përvitshme me maturantët “Sipërmarrësit e së Nesërmes” dhe “Juristët e së Nesërmes”.


Më 14 korrik DIHA mori pjesë në takimin “Co. Morning Coffee” të komunitetit të biznesit organizuar nga anëtari jonë Tirana Business Park. Drejtorja ekzekutive e TBP-së znj. Stephanie Sieg dhe znj. Loreta Peçi nga PWC përshëndetën të ftuarit dhe prezantuan temën mbi “Strategjinë e raportimit”të kompanisë PWC.


Testimi i kremrave të plazhit në Gjermani – Kremi i plazhit nga Rossmann & Lala merr vlerësimin “shumë mirë”.

LAJME EKONOMIKE


Nga data 15 nëntor 2017 deri më 31 dhjetor 2017 kompanitë gjermane dhe evropiane patën mundësi të marrin pjesë në konkursin e ideve të develoPPP.de.


Më datë 28 nëntor 2017 u zhvillua në Berlin Forumi Ekonomik Shqiptar "Perspektivat e procesit të Berlinit për investitorët dhe tregtinë në vendet e Ballkanit Perëndimor".


Nga data 5 deri më 8 nëntor 2017, Shoqata Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW) dhe Shoqata Ekonomike Gjermano-Kosovare (DKWG) ndërmorën një udhëtim delegacioni në Tiranë dhe Prishtinë


DIHA këtë vit përfaqësojë Shqipërinë në Forumin Lindje - Perëndim në Bayern të Gjermanisë, i cili u zhvillua nga IHK Regensburg.


Edhe pse fati i shteteve të Ballkanit Perëndimor Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, , Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës është në agjendën e BE-së, perspektivat për anëtarësim në BE janë konkretizuar vetëm pjesërisht.


Institucionet dhe kompanitë shiptare kanë vënë re vlerën e shtuar dhe dobishmërinë që sjellin ekspertët gjerman në Shqipëri. Ky është një shërbim, i cili ofrohet nëpërmjet DIHA-s dhe bën të mundur dhënien e njohurive dhe përvojës së punës të ekspertëve gjerman.

Shqip http://www.albanianshopping.net/shop/images/albanian-flag.jpg   Deutsch Deutschland Flagge

Nëse nuk mund t'i shikoni fotot në email, Ju lutem përdorni këtë link për të parë buletinin në browser-in Tuaj!

Shkurt 2018

Speed Business Meeting

Mars 2018

Aktivitet informues në bashkëpunim me WUS

Prill 2018

Anketimi mbi Klimën e Biznesit në Shqipëri 2018

10-vjetori i DIHA-s

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri në bashkëpunim me AHK në Serbi ka përfaqësinë e:

Messe München

Koelnmesse

Panairi i lodrave Nyrenberg

në Shqipëri.


Tax Alert-et dhe publikimet nga anëtarët e DIHA-s i gjeni këtu.

Publikimi Shqipëria në shifra 2016 është një përmbledhje në gjuhën angleze e shifrave më të rëndësishme ekonomike dhe soziale - për një vështrim të shpejtë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.


Impressum

© DIHA - Deutsche Industrie- und Handelsvereinigung in Albanien 

Rruga Skënderbej, 4/7, Tiranë, Shqipëri

Web:    www.diha.al
E-Mail: info@diha.al


Buletinet e kaluara mund t'i gjeni në arkiv.