Buletini i DIHA-s - Gjysma e parë e vitit 2017

AKTIVITETET E DIHA-s


Edhe këtë vit, DIHA së bashku me Ambasadën Gjermane në Tiranë organizoi Pritjen e Vitit të Rirezidencën e Ambasadorit Gjerman.


Një Speed Business Meeting është një aktivitet i strukturuar në mënyrë të tillë, që të mundësojë takimin e sa më shumë kompanive me njëra-tjetrën, brenda një mbrëmjeje të vetme.


Më 23 mars 2017 u mbajt në Hotel Rogner një Event i përbashkët për anëtarët e DIHA-s dhe bursantët e WUS-it (World University Service).


Më 12 prill 2017 DIHA prezantoi pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë rezultatet e „Anketimit mbi Klimën e Biznesit në Shqipëri 2017“. 


Nga data 3 deri në 5 maj 2017 ishte në Tiranë një delegacion i Komitetit të Mjedisit dhe Energjetikës nga Dhoma e Tregtisë të Berlinit (IHK Berlin). Më 04 maj, DIHA në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane, organizoj një program një ditor për delegacionin.


Në 16 maj 2017 u mbajt Asambleja e 9-të e Anëtarëve të DIHA-s, ku u zgjodhën shtatë anëtarë, në vend të pesë anëtarëve aktualë të bordit, si rezultat i miratimit unanim të ndryshimeve në statut. 


Më datë 30 maj 2017 u nisën 14 pjesëmarrës për në Berat për të vizituar kompanitë anëtare të DIHA-s Marlotex dhe Çobo. 

TË REJA NGA ANËTARËT E DIHA-s


Drejtori ekzekutiv z. Ardit Thano sqaroi DIHA-n se PSZ Shqipëri duhet të gjente një fabrikë të re prodhimi, për shkak të rritjes së punës si edhe të punonjësve, numri i të cilëve deri më tani ka arritur 140.


Rossmann & Lala Sh.p.k. ka hapur më 31 mars 2017 filialin e tij të parë në Durrës.


Më 4 maj 2017 Lufthansa festoi 10- vjetorin e fluturimeve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.


ICTS Europe ka përfunduar blerjen strategjike të shërbimeve të sigurisë së aviacionit amerikan Gate Safe dhe ka zgjeruar në këtë mënyrë praninë dhe shërbimin e saj në Amerikën e Veriut.


Në datën 22 maj 2017, Kastrati Group inauguroi hapjen e sallonit të ri të Auto Star Albania Sh.a., i cili është përfaqësues ekskluziv i markës prestigjoze Mercedes-Benz në Shqipëri.

LAJME EKONOMIKE


CMT Panairi i Karavan, Motorit dhe Turizmit është një nga panairet kryesore për këtë sektor në Gjermani.


Më 10 Maj 2017, Transavia Airlines, degë low-cost e grupit Air France KLM fillon operimin e linjës Amsterdam-Tiranë me fluturime të programuara tre herë në javë, përkatësisht të hënave, të mërkurave dhe të premteve.


Kompania shqiptare e sigurimeve Eurosig ka shitur 90% të aksioneve të sigurimit të jetës, të cilës i përkasin „INSIG Jetë“, dy sipërmarrësve lokal Samir Mane dhe Shefqet Kastrati.


Në kuadër të promovimit të programit ndërkombëtar të bursave nga World University Service (WUS), është publikuar një thirrje për aplikime për raundin e dytë 2017/2018.


Institucionet dhe kompanitë shiptare kanë vënë re vlerën e shtuar dhe dobishmërinë që sjellin ekspertët gjerman në Shqipëri. Ky është një shërbim, i cili ofrohet nëpërmjet DIHA-s dhe bën të mundur dhënien e njohurive dhe përvojës së punës të ekspertëve gjerman.

Shqip http://www.albanianshopping.net/shop/images/albanian-flag.jpg   Deutsch Deutschland Flagge

Nëse nuk mund t'i shikoni fotot në email, Ju lutem përdorni këtë link për të parë buletinin në browser-in Tuaj!

28.09.2017 

Panairi Virtual i Punës "Trained in GermanY"

13.-14.10.2017

DIHA Oktoberfest 2017

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri në bashkëpunim me AHK në Serbi ka përfaqësinë e:

Messe München

Koelnmesse

Panairi i lodrave Nyrenberg

në Shqipëri.

Tax Alert-et dhe publikimet nga anëtarët e DIHA-s i gjeni këtu.

Publikimi Shqipëria në shifra 2016 është një përmbledhje në gjuhën angleze e shifrave më të rëndësishme ekonomike dhe soziale - për një vështrim të shpejtë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.


Impressum

© DIHA - Deutsche Industrie- und Handelsvereinigung in Albanien 

Rruga Skënderbej, 4/7, Tiranë, Shqipëri

Web:    www.diha.al
E-Mail: info@diha.al


Buletinet e kaluara mund t'i gjeni në arkiv.