Buletini i DIHA-s I/2015

Të dashur anëtarë dhe miq të DIHA-s,

Nëse në fillim të këtij buletini do të hidhnim një vështrim të përgjithshëm mbi situatën e ekonomisë shqiptare, vlerësimi nuk do të mund të ishte negativ. Në Samitin Ndërkombëtar të Naftës, Gazit dhe Energjisë, u mblodhën prodhuesit më të mëdhenj të energjisë, të cilët kanë dyfishuar eksportet e tyre në pesë vitet e fundit. Kur të ketë përfunduar faza e eksplorimit, këto kompani mund të kthehen në tatimpagues interesantë.

Projektet e mëdha të investimit, si TAP për gazin, DEVOLL për hidrocentralet dhe ARBЁR në ndërtimin e rrugëve, kanë nisur tashmë, dhe po i japin një shtysë ekonomisë shqiptare.


Megjithatë vendi ka ende nevoja urgjente për investime në fushat e prodhimit. Kemi dy kompani gjermane të prodhimit të kabujve, PSZ dhe Forschner, të cilët zgjodhën Shqipërinë pas krahasimit të bërë me vendet e tjera të Ballkanit, Serbinë dhe Maqedoninë, por edhe me Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Ky është një fillim i mirë.

Megjithatë jo çdo gjë ecën gjithmonë siç duhet. Prodhuesi gjerman i qumështit, MEGGLE, ka mbyllur prodhimin e tij në Shqipëri, deri në një njoftim të mëtejshëm. MEGGLE do të vazhdojë të monitorojë zhvillimin e tregut të prodhimit të qumështit në Shqipëri. Le të shpresojmë se anëtari i DIHA-s, Meggle Albania do të vazhdojë të jetë i suksesshëm në një të ardhme jo shumë të largët në këtë treg të vështirë.

Megjithatë, pavarësisht disa pengesave, Shqipëria po bëhet një vend gjithmonë e më interesant për të investuar dhe aktualisht ndodhet në fazën e zhvillimit dhe ristrukturimit të ekonomisë së saj.

Megjithatë, për të fituar më shumë kompani prodhimi të huaja, dhe për të konkurruar me sistemet nxitëse të investimeve në rajon, Shqipëria ka ende nevojë të zhvillojë strategji më të mira. IHD-Investimet e Huaja Direkte, është tema kryesore e Diha-s për këtë vit. Ne organizuam së fundmi një aktivitet të parë me këtë temë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë të azhornuar.

I juaji,

Rolf Castro-Vasquez

AKTIVITETET E DIHA-s


Një Speed Business Meeting është një aktivitet i strukturuar në mënyrë të tillë, që të mundësojë takimin e sa më shumë kompanive me njëra-tjetrën, brenda një mbrëmjeje të vetme.


Tema e aktivitetit të DIHA-s më 10 mars 2015, ishin investimet e huaja, aq të dobishme për Shqipërinë.


Edhe këtë vit, DIHA së bashku me Ambasadën Gjermane në Tiranë organizoi Pritjen e Vitit të Rirezidencën e Ambasadorit Gjerman.


Në fillimin e këtij viti, Ambasadori Gjerman Helmut Hoffmann,  së bashku me një delegacion, vizitoi Universitetin Bujqësor të Tiranës.

TË REJA NGA ANËTARËT E DIHA-s


Shqipërisë i është dashur të presë gjatë për firmat e para gjermane të prodhimit.


Kompania e vetme gjermane prodhuese në fushën e industrisë ushqimore në Shqipëri, Meggle Albania, e ka ndaluar prodhimin, deri në një vendim të dytë, duke filluar nga prilli 2015.

LAJME EKONOMIKE


Shqipëria importon 2-fishin e sasisë së produkteve që eksporton. Statistikat e tregtisë së jashtme prej vitesh raportojnë një defiçit prej 2 miliardë eurosh.


Ministria Shqiptare e Ekonomisë njoftoi krijimin e një "zonë të lirë" në qytetin portual të Durrësit. Kjo është pjesë e programit TEDA (Technical and Economic Development Areas) e cila përfshin në total tri "zona të lira".


Në një takim të rëndësisë së lartë mbi Naftën, Gazin dhe Energjinë, në Tiranë u mblodhën 2 ditë rrallas përfaqësuesit më të rëndësishëm të fushës.


Gazsjellësi transadriatik (TAP), dy projekte hec-i në lumin Devoll dhe Rruga e Re e Arbërit janë aktualisht projektet më të mëdha të investimit në vend.


Në Berlin u zhvillua një takim mes Ministrit Shqiptar të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe Sekretarit Gjerman të Shtetit për Punën dhe Çështjet Sociale, Jörg Asmussen.


Që prej ardhjes në fuqi të sistemit të ri të pensioneve në janar 2015, çdo qytetar mund të përcaktojë vetë shumën e pensionit të tij të ardhshëm, duke qenë se në sistemin e ri nuk ka tavan dhe janë larguar kufizimet për shumën e kontributeve.


Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB të mbajtur në Berlin, Gjermani në datat 4-8 mars 2015, Shqipëria u përfaqësua me 18 agjenci turistike.


Më 16 shkurt 2015 u vendos bashkimi doganor midis Shqipërisë dhe Kosovës, në pikën kufitare të Morinës.


Qeveria Shqiptare ka nënshkruar me kompaninë MAX STREICHER  GmbH & KG aA nga krahina bavareze e Deggendorf, një marrëveshje për ngritjen e një kompanie për të ndërtuar linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Itali.


Që prej muajt shkurt 2015, Gent Sejko është Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërise. Sipas Sejkos, Banka ndodhet përpara disa detyrave të rëndësishme, ku kryesorja është ruajtja e stabilitetit financiar në vend.


Në fillim të vitit 2015 ekonomia shqiptare përballet me ndryshime të shumta, kryesisht në fushën e legjislacionit fiskal.

Shqip http://www.albanianshopping.net/shop/images/albanian-flag.jpg   Deutsch Deutschland Flagge

 

Nëse nuk mund t'i shikoni fotot në email, Ju lutem përdorni këtë link për të parë buletinin në browser-in Tuaj!

Aktivitete të ardhshme

28.04.2015

Konferencë për Shtyp: DIHA prezanton rezultatet e Anketimit për Klimën e Biznesit në Shqipëri 2015

24.-26.06.2015

Vizitë Delegacioni nga Gjermania: Tekstilet dhe këpucët në Shqipëri

Tax Alert-et dhe publikimet nga anëtarët e DIHA-s i gjeni këtu.

Impressum

© DIHA - Deutsche Industrie- und Handelsvereinigung in Albanien 

Rruga Skenderbej, P. 4, Ap. 7, Tiranë, Shqipëri

Web: www.diha.al
E-Mail: info@diha.al


Buletinet e kaluara mund t'i gjeni në arkiv.