Konferencë Online: Energjia diellore, e erës dhe hidrocentralet e vogla në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë
Delegacioni i Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare në bashkëpunim me kompaninë e konsulencës “energiewaechter GmbH” nga Gjermania, nën kujdesin e Ministrisë Federale për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës të Republikës së Gjermanisë, organizuan më datë 28.03.2023 një “udhëtim delegacioni” virtualme temë „Energjia diellore, e erës dhe hidrocentralet e vogla në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë”.
Pjesëmarrëse në këtë konferencë ishin 4 kompani gjermane në fushën e energjisë diellore, të erës dhe hidroenergjisë, të cilat kishin shprehur interes për bashkëpunime me kompani të rajonit. Të ftuar ishin edhe përfaqësues të kompanive, institucioneve dhe konsulentë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Qëllimi i konferencës ishte prezantimi i pjesëmarrësve me zgjidhjet gjermane në fushën e energjisë diellore, të erës dhe hidroenergjisë. Pas konferencës u organizuan takime B2B midis kompanive gjermane dhe kompanive të interesuara maqedonase, shqiptare dhe kosovare.